LajmeRajon

Policia konfiskon kartela grafike dhe shok-bomba në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kryer një aksion në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, ku edhe janë konfiskuar një sasi e mjeteve të jashtëligjshme, përfshirë edhe shok-bomba.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha për RTKlive se aksioni është kryer në një banesë, ku edhe janë konfiskuar kartela grafike, shok-bomba dhe poqa elektrike që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit dhe disa mjete tjera.

“Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Veri  është kryer një kontroll në një banesë në rrugën e Kolashinit saktësisht në katin 11-të tek “Tre Rrokaqiejt”, tha ai .

I dyshuari sipas Elshanit nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur u zhvillua aksioni.

“Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (Kosovar Serb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poqa elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë, 8 shok bomba të modifikuara.I dyshuari nuk ka qenë aty”, tha Elshani.

Show More

Related Articles

Back to top button