LajmeMaqedoni

Ministri i Arsimit njofton se UT-ja edhe zyrtarisht me konvikt shtetërorë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar të gjithë studentët se nga viti i ri akademik do të mund të qëndrojnë në Konviktin e tyre të ri.

Sipas Shaqirit, ky konvikt veçmë figuron në listën e konvikteve shtetërore si KSHS Tetovë ku studentët aplikojnë online.

“Sipas dinamikës së paraparë, më 1 tetor qëndrimi i rreth 300 studentëve do të bëhet i mundshëm në kushtet më bashkëkohore që i ka pasur ndonjë konvikt shtetëror për studentë deri tani. Pajisjet po vendosen sipas planit kurse kanë ngelur disa finesa të cilat jam i sigurt që deri në fund të muajit shtator do të përfundojnë”, ka shkruar fillimisht Shaqiri.

Në njoftimin e tij, Shaqiri ka bërë të ditur se është përfunduar një mision i filluar nga paraardhësit e tij.

“Po e kryej misionin të cilin e filluan parardhësit e pozitës sime, dhe jam i gëzuar që u dhash dinamikën e duhur punëve që ky konvikt të finalizohet dhe të mer pamjen e bukur të tij. Me fat ju qoft studentë!”, ka shkruar Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button