LajmeSport

Nejmari merr ofertë me rrogë prej 300-400 mln euro!?

Ditë më pare, sulmuesi Brazilian Nejmar, është takuar me drejtuesit e Paris Sen Zhermenit, të cilëve u ka komunikuar dëshirën për t’u larguar nga “Parku i Princave” gjatë kësaj vere. Një rrufe në qiell të hapur dhe një goditje e radhës për parisienët, të cilët mbetën pa Leo Mesin e transferuar në Inter Majami dhe me gjasë do të mbesin edhe pa Kilian Mbappen, që ka mbetur jashtë ekipit, me shpresën e transferimit te Real Madridi.

Me largimin eventual të Nejmarit, skuadra franceze do ta humbasë komplet treshen e yjeve të sulmit. Mbrëmë u tha se ish-futbollisti i Santosit dëshiron të rikthehet në Barcelonë. Por, sipas portalit “footmercato.net”, një klub nga Arabia Saudite ka hyrë në garë për transferimin e tij. Bëhet fjalë për një rrogë monstruoze prej 300-400 milionë eurosh.

Ndërkohë, mediat angleze spekulojnë se interesim për 31 vjeçarin kanë shfaqur edhe klubet e Premierligës, ndërsa mediat zbulojnë se mes tyre më serioz është Çellsi.

Show More

Related Articles

Back to top button