LajmeMaqedoni

Vijon mbledhja e nënshkrimeve për krijimin e PDE-së/ Hoxha: Faza tjetër është fokusi për të kontribuar në ndryshimet kushtetuese

Po vijon mbledhja e nënshkrimeve për krijimin e Partisë Demokratike Evropiane. Kreu i kësaj partie, Arjanit Hoxha thotë se tani janë të koncentruar në procesin e themelimit të partisë dhe kontributin për ndryshimet kushtetuese dhe më pas do të shpalosin konceptin e partisë.

“Jemi në fazë të themelimit dhe gjithë fokusi jonë është në rrumbullakësimin e këtij procesi. Faza tjetër është fokusi për të kontribuar në ndryshimet kushtetuese dhe varësisht nga epilogu i ndryshimeve kushtetuese do shpalosim edhe konceptin tonë se si e shohim të ardhmen politike. Dje pasdite kemi nis, sot mblidhen nënshkrimet e nevojshme dhe nesër e mbyllim procesin e grumbullimit”, tha Hoxha për TV21.

Show More

Related Articles

Back to top button