Sulmuesi i Brazilit, Richarlison, është përforcimi më i ri i skuadrës së Tottenhamit për edicionin 2022/23. Ekipi nga Londra e ka prezantuar të premten Richarlisonin, i cili ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.
Ai te Tottenhami është transferuar nga skuadra e Evertonit. Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë publikuar, por, sipas mediumeve angleze, Tottenhami ka paguar rreth 60 milionë euro për kartonin e Richarlisonit.
25-vjeçari ishte pjesë e Evertonit prej verës së vitit 2018, kur iu bashkua nga Watfordi, dhe në 152 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 53 gola.\KOHA\.