LajmeMaqedoni

Arjanit Hoxha drejt finalizimit të partisë: “Fokusi është kontributi në ndryshimet kushtetuese”

“Nisma për Partinë Demokratike Evropiane merr kuptimin e plotë kur bashkmendimtarët nga Tetova bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. Na priftë e mbara!”

Me këtë shkrim e me këtë fotografi, Arjanit Hoxha, ish nënkryetar i Lëvizjes Besa bëri të ditur se ka nisur procedurën për formimin e partisë së paralajmëruar, të cilën e ka quajtur Partia Demokratike Evropiane.

Për TV21 Hoxha thotë së është duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe në fazë të themelimit të partisë.

“Jemi në fazë të themelimit dhe gjithë fokusi jonë është në rrumbullakosjen e këtij procesi.  Faza tjetër është fokusi për të kontribuar në ndryshimet kushtetuese dhe varësisht nga epilogu i ndryshimeve kushtetuese do të shpalosim edhe konceptin tonë se si e shohim të ardhmen politike”, tha Arjanit Hoxha, Partia Demokratike Evropiane.

Nga ana tjetër, Izet Mexhiti nga Lidhja Demokratike, që doli si fraksion i BDI-së, po bën përgatitjet e fundit dhe për pesë ditë do ta zyrtarizojë subjektin e tij politik. Pasi e emëroi partinë ai ka zgjedhur edhe lokacionin. Partia e Mexhitit do të vendoset me seli te QT Mavrovasja.

Përndryshe Izet Mexhiti ka deklaruar se do të formojë një blloku opozitar shqiptar të fuqishëm me Alternativën dhe “Besën”, për të çuar në opozitë partinë e Ahmetit – BDI-në. Këtë ide për bashkim të këtillë opozitar nuk e përkrahu Arjanit Hoxha për këtë arsye inicio formimin e një subjekti të ri politik. Për të është absurde që BDI të shkojë në opozitë me një BDI të re.

Mbetet e paqartë nëse parti do të formojë edhe deputeti i pavarur Skënder Rexhepi Zejdi, i cili së fundi deklaroi se në tavolinë janë të gjitha opsionet – nga anëtarësimi në ndonjë subjekt politik e deri te iniciativa e tij për formim të një partie të re.

Show More

Related Articles

Back to top button