LajmeMaqedoni

11 persona nën mbikëqyrje 14 ditore! Kanë pasur kontakt me të punësuarën në Klinikën Infektive, që u diagnostikua me ethe hemorragjike kongo-krime

Njëmbëdhjetë persona, kontaktet e punonjëses së shtruar në klinikën infektive janë vënë nën mbikëqyrje 14-ditore, pasi ajo është diagnostikuar me ethe hemorragjike kongo-krime, informoi sot Renata Mlladenovska, drejtoreshë e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor. Më 5 gusht, ekipi i epidemiologëve nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup ka kryer inspektim epidemiologjik, janë bërë anketa dhe kontakte. Informacioni u nda me Inspektorati Shëndetësor-Sanitar dhe kanë lëshuar edhe 11 vendime të tjera, përkatësisht kontaktet e pacientit tashmë të shtruar, i cili është edhe punonjës i Klinikës Infektive.

“Pacientja, përkatësisht kontaktet, do të duhet të telefonojnë dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me epidemiologun kujdestar nga Qendra për shëndet publik – Shkup. Nuk është një izolim klasik, por nuk duhet të kenë kontakte me të tjerët – qoftë familja e ngushtë, thjesht duhet të durojnë këto 14 ditë që të mos përhapet ky infeksion dhe shpresoj që ky të jetë rasti i fundit. Sa i përket 29 kontakteve të mëparshme, një nga ato 29 kontakte është konfirmuar si rast, gjithsej kemi mbikëqyrje shëndetësore, vendime të nxjerra për 40 persona”, dekalroi Renata Mlladenovska, drejtoreshë e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor.

“Pacienti është në gjendje të qëndrueshme, për momentin monitorohen në mënyrë të vazhdueshme parametrat për të parandaluar ndonjë përkeqësim. Kjo është dita e pestë që ajo është e sëmurë, por po monitorohet vazhdimisht për të parandaluar ndonjë përkeqësim. Në këtë sëmundje është shumë e rëndësishme terapia mbështetëse, terapia zëvendësuese, për të kompensuar gjithçka që humbet etj. Për momentin shpresojmë që pacienti të mbetet në gjendje stabile, por do të shohim në ditët në vijim”, pohoi dr.Dobrinka Naunova-Jovanovska, Klinika për Sëmundjet Infektive.

Show More

Related Articles

Back to top button