LajmeMaqedoni

Aksion kontrolli në Manastir, konfiskohen 30 mijë euro, kapen taksi pa leje

Ministria e Brendshme ka informuar se gjatë një aksioni të zhvilluar dje në Manastir ka kapur këmbyes të paligjshëm të parave që merreshin me shitje dhe blerje të paligjshme të devizave, në kundërshtim me ligjin për punë devizore.

Gjatë kontrollit tek ta janë gjetur 247.000 denarë, 12.430 euro, rreth 15.000 dollarë australianë, 3.302 dollarë amerikanë, 4.415 dollarë kanadezë dhe valuta të tjera.

Po ashtu, me datë 08.08.2023, policia kriminale në Manastir në disa lokacione në Manastir ka kryer këqyrjen e disa mjeteve motorike të pasagjerëve që kryejnë transport të udhëtarëve dhe janë konstatuar gjashtë mjete motorike të pasagjerëve që kryejnë transport të pasagjerëve pa posedim të licencës për transport. Pas dokumentimit të rasteve ndaj autorëve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button