LajmeRajon

Sulmohet një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Vushtrri

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një pjesëtarë e tyre është sulmuar fizikisht pas mesnatës në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas raportit të policisë ky sulm kishte ardhur si pasojë pasi të dyshuarit kishin refuzuar që t’i binden urdhrit të Policisë së Kosovës, ku me ç ‘rast njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime.

“Vushtrri, 08.08.2023 – 00:30. Janë arrestuar 3 (tre) të dyshuar meshkuj  kosovarë,  pasi që nuk kanë përfillur urdhrat a e zyrtarëve policor a më pas njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës .

“Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndim trupor, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë përfunduar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button