LajmeSport

Skuadra angleze shkarkon trajnerin, vetëm 5 ditë para fillimit të sezonit

Vetëm gjashtë ditë para se të përballen me Man. Junajtedin në ndeshjen e tyre të parë në Premier Ligë për sezonin e ri, skuadra e Vulverheptonit i kanë ndarë rrugët me trajnerin spanjoll Zhulen Lopetegi.

Trajneri spanjoll mori drejtimin e Volvs-ve në nëntor, vetëm një muaj pasi u shkarkua nga Sevilja, pas një fillimi të dobët të sezonit.

Ai ishte në gjendje t’i largonte ata nga rënia nga kategoria, duke siguruar mbijetesë me disa ndeshje që nuk ishin edhe aq të mira. Pavarësisht kësaj, ka pasur pakënaqësi në rritje midis Lopetegit dhe bordit të Volvsa-ve, dhe tani është marrë vendimi që ata të ndahen, megjithëse ka shumë pyetje rreth kohës së njoftimit.

Lopetegi, i cili gjithashtu ka drejtuar Real Madridin dhe Spanjën gjatë karrierës së tij si trajner, tani do të jetë në kërkim të një pune të re.

Show More

Related Articles

Back to top button