Nuk u pranua të ligjërojë si profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (UP), por punimi shkencor i Ibadete Bytyçit bëri bujë të madhe duke u publikuar në të gjitha mediat më prestigjioze botërore, shkruan Telegrafi.
Këtë e bëri të ditur vet Bytyçi, përmes një profili në rrjetin e saj social në Facebook.
Punimi i saj shkencor me titull “Vetëm 4,000 hapa në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes, por më shumë është më mirë”, u publiku në CNN, BBC, The Guardian, etj.
Ndryshe, Ibadete Bytyçi është e njohur botërisht për punën e saj në fushën e mjekësisë dhe e cila është shpallur shkencëtare botërore e Kardiologjisë, me tërë sukseset e arritura ndër vite, është refuzuar që të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës (UP).
Bytyçi ka aplikuar në dy konkurset e hapura për profesor në Fakultetin e Mjekësisë më 31 maj të këtij viti për lëndët: Mjekësi familjare e fiziologji patologjike, përcjell Telegrafi.
Postimi i plotë:
Zot im, cfare begatie me mengjes….
Sot punimi yne i radhes i sapo publikuar ne European Journal of Preventive Cardiology, eshte bere top lajm ne top mediat boterore (BBC, CNN, The Guardian, Independent, EurekAlert, Telegraph, Yahoo News, Forbes, NewsWeek, USA day ….)!
Padyshim shijimi i embelsise se dijes eshte nje nga frytet me te embla dhe dhurata me e cmuar!
https://edition.cnn.com/…/steps-live-longer…/index.html
https://www.independent.co.uk/…/people-health-academics…
https://www.newsweek.com/cardiologists-reveal-how-many…
https://www.bbc.com/news/health-66440424
https://uk.news.yahoo.com/even-4-000-steps-day-060207905…
https://www.liverpoolecho.co.uk/…/experts-say-how-many…
https://www.theguardian.com/…/revealed-walking-just…
https://www.nbcnews.com/…/daily-steps-to-lower-risk-of…
https://www.usatoday.com/…/4000-steps-per…/70548600007/
https://www.walesonline.co.uk/…/just-4000-steps-day-can…
https://www.facebook.com/ibadetebytyci/posts/6414542335303350?ref=embed_post