Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, preferon që zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit të bëhët përmes dorëheqjes së kryetarëve dhe jo përmes peticionit.
“Mënyra më e mira është që kryetarët të dorëhiqen, si të dorëhiqen? Me një bisedë të cilën unë jam i sigurtë se edhe ata e shohin se ndoshta nuk është e logjikshme që me një përqindje të vogël të votave kur e keni një përqindje të banorëve një strukturë etnike e cila është ndryshe përveç asaj që e përfaqëson dhe normale unë jam i sigurt që ata do ta kuptojnë. Nëse e bëjnë ata një dorëheqje në këtë formë shumë me efiçiente do të kishim qenë ne si Qeveri dhe në fund të fundit edhe ata si qytetarë, sepse e kemi një iniciativë që mund t’i organizojmë zgjedhjet shpejt sepse kemi një pluralizëm“, tha ai për RTV21.
Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve përmes peticionit i jep fuqi Listës Serbe që të vendos se si do të jetë epilogu i këtij procesi.
“Në këtë rast ajo për mu është Lista Antiserbe, ajo nuk do të bëjë asgjë e cila shkon në favor të serbëve por do të veprojë për gjithçka që shkon në favor të regjimit në Beograd, unë e kam mandatin e vetëm të mbrojë interesat e serbëve lokal, jo interesat e një partie radikale e cila rastis për momentin e ka pushtetin në Beograd.“, tha ai.