LajmeMaqedoni

Dizeli më lirë për 2,5 denarë, benzina me të njëjtin çmim

Nga sonte në mesnatë do të ndryshojë çmimi i dizelit, ndërsa benzina do të mbetet e pandryshuar.

Kështu, dizeli do të shitet për 2,5 denarë më lirë dhe do të jetë 104 denarë për litër.

Çmimi i benzinës nuk do të ndryshojë, pra 109 denarë për EUROSUPER 95 dhe 111,5 denarë për EUROSUPER 98.

Edhe vaji ekstra i lehtë është më i lirë për dy denarë dhe do të jetë 103 denarë. Çmimi i mazutit mbetet i njëjtë në 53,3 denarë.

Show More

Related Articles

Back to top button