Renaldo Cephas, deri dje futbollist i Shkupit, ndërsa nga sot i Ankaragucut në Superligën e Turqisë.
Cephas edhe zyrtartisht u konfirmua nga të dyja klubet, si nga ana e Shnupit (për herë të dytë) si nga Ankaragucu që prezantoi lojtarin përmes videove dhe fotove në rrjetet sociale të klubit.
Nga ajo që përflitet në media dhe jo zyrtarisht, Shkupi nga ky transferim ka përfituar 1 milionë euro. Ndërkohë kjo shumë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë deri më tani./sportmania/