LajmeRajon

41-vjeçari nxirret i pajetë nga liqeni i Belshit

Një 41-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga liqeni i Belshit në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë njoftoi se mesditën e kësaj të mërkure dyshohej se një person ishte mbytur.

Menjëherë atje kanë shkuar policia shqiptare dhe zjarrfikësit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të nxjerrin të vdekur 41-vjeçarin.

Sipas deklarimeve të para të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Show More

Related Articles

Back to top button