LajmeRajon

Bëhen 25 vjet nga rënia e Bekim Berishës, heroit të tri luftërave

Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.

Bekim Berisha është krenaria e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës. Është ushtari i vetëm i dekoruar nga tre presidentë.

 “Kroatët e quanin atë “shok” gjersa në Kosovë, njihej si “Abeja”. Në fakt, emri i tij ishte Bekim Berisha. Aftësitë e tij të luftës i ka dëshmuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku edhe vdiq më 10 gusht 1998.

Guximi Bekim Berishës i kishte bërë përshtypje edhe presidentit të parë kroat Franjo Tugjman”.

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë” – kishte thënë Tuxhman për Berishën.

Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë.

Në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, është dekoruar me medaljen e artë.

Bekim Berisha është dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me urdhrin heroi i kombit.

Ai u vra më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut mes forcave të policore dhe ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button