LajmeMaqedoni

“9 parti shqiptare”, kush do ta ketë risk Qeverinë !?

Shumë parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej deri më tani kemi 8-të por edhe me paralajmërimin e Zejd Rexhepit duket se do të bëhen 9-të parti politike në bllokun shqiptar.

Vota shqiptare do të bëhet copë-copë. Kush do ta ketë rrizk Qeverinë e ardhshme mbetet të shihet.

PDSH-ja e Menduh Thaçit duket se vetëm po mbijeton për mos të thënë që po shkon drejt shkrirjes si parti e cila daton nga viti 1993. BDI-ja e Ali Ahmetit ka rezistuar duke u treguar faktor në të gjitha ciklet zgjedhore që nga viti 2002. Lëvizja Besa e Bilall Kasamit bashkë me Aleancën për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe AlternAtivA-n e Afrim Gashit si parti të krijuara këto 10-të vitet e fundit.

Skenës politike po i shtohen edhe disa parti të reja. Bëhet fjalë LQE-në e Gjyla Çelikut, për Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit, PDE-në e Arjanit Hoxhës dhe partinë ose lëvizjen e cila vetëm është paralajmëruar nga deputeti Skender Zejd Rexhepi.

Se kush do ta ketë rrizk për ta kërkuar Qeverinë e ardhshme mbetet të shihet. Por një gjë që dihet sigurt është se vota shqiptare nuk do të jetë më e njëjta, ashtu siç ndodhi para disa viteve kur edhe atëherë u bënë shumë parti si: DR, RDK, Uniteti, BDSH… etj! \ Populli\

Show More

Related Articles

Back to top button