LajmeRajon

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke u kujdesur për 2100 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Mjedë

Gjatë operacionit policor të koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike u vu në pranga S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Show More

Related Articles

Back to top button