LajmeRajon

Shqipëria shënon bilanc pozitiv: Më shumë lindje sesa vdekje në tre muajt e fundit

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2023 rezulton pozitive, duke regjistruar 465 lindje më shumë se sa vdekje. Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2023 është 5.119, duke shënuar një rënie me 8,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022 dhe numri i vdekjeve është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

Në këtë tre mujor një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, krahasimisht me të njëjtin e një viti më parë.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 84 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve krahasuar me një vit më parë e ka qarku i Vlorës me 2,4 %, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Beratit me 19,2 %.

Për sa i përket vdekjeve në tremujorin e dytë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.147 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve e zë qarku i Durrësit me rënie prej 17,6 %.

Show More

Related Articles

Back to top button