LajmeMaqedoniRajon

Arrihet marrëveshja financiare për tunelin e rrugës Prizren – Tetovë

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka vizituar ministrin e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi.

Në mesin e disa temave, Durmishi ka njoftuar se kanë biseduar për projektin që ndërton rrugën Prizren – Tetovë.

“Pasiqë tashmë e kemi përzgjedhur variantin, ne u dakorduam për parimet themelore të marrëveshjes financiare për hartimin e projektit kryesor të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se ky projekt do të ndikojë në turizëm, zhvillim ekonomik dhe afrim mes dy qyteteve.

Show More

Related Articles

Back to top button