LajmeSport

Premier Liga nis me kampionin, të dielën Çellsi sfidon Liverpullin

Sot do të fillojë sezoni i ri i Premier Ligës në Angli. Kampioni në fuqi, Mançester Siti do ta hapë sezonin e ri, teksa përballet në udhëtim me skuadrën e Barnlit, ekipin e promovuar në elitë këtë edicion.

Te vendasit do të jetë edhe portieri kosovar, Aro Muriçi, i cili do të përballet me ish-ekipin e tij dhe sulmin e fortë të “qytetarëve”.

Ndërkohë në xhiron e parë do të jetë një super derbi në ishull. Në orën ora 17:30, gjatë ditës së diel, Çellsi do ta përballet me Liverpullin në “Stemford Brixh”.

“Blutë” patën një sezon për t’u harruar vitin e kaluar dhe do të kërkojnë këndelljen sivjet, pasi që nuk janë në asnjë garë evropiane tjetër dhe do të fokusohen 100% në Premier Ligën e Anglisë.

Show More

Related Articles

Back to top button