Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas përurimit të aparatit të dytë për rrezatimin e pacientëve të sëmurë me kancer në Klinikën e Onkologjisë, do të largohen listat e pritjes brenda këtij viti.
Ai tha se akseleratori i dytë është i teknologjisë moderne.
Vënien në funksion të tij e mirëpriti edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
Kurti dhe Vitia vizitojnë Klinikën e Onkologjisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vizion Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore në përgjithësi që janë bërë në këtë klinikë.
Bashkë me të është edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, derisa të njëjtit pas takimeve edhe me menaxhmentin e klinikës do të deklarohen për media.