FIER- Pas kërkimeve të pandërprera përreth 2 orë nga shërbimet e Policisë Fier, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të pajetë të 21-vjeçarit, i cili duke peshkuar në një kanal në Pojan, ra aksidentalisht dhe u mbyt në të.
Bëhet fjalë për të riun Hamit Senka. Grupi hetimor tashmë po mbledh të gjitha provat e mjaftueshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike./ abcnews.al