LajmeRajon

Rifillon aplikimi për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka rifilluar procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se afati  për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është deri më 15 maj 2025.

“Komisioni Qeveritar fton të gjithë personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për aplikim, duke shprehur përkushtimin më të lartë për të vazhduar punën e palodhshme në procesin e njohjes së statusit të tyre”, thuhet në postim.

Show More

Related Articles

Back to top button