LajmeRajon

Momenti kur 30-vjeçari vjedh makinën luksoze në Durrës, i dyshuar për disa vjedhje

Një 30-vjeçar është vënë në pranga si i dyshuar për grabitjen e një makine në qytetin e Durrësit. Leonard Fjerza e ka vjedhur mjetin në 8 gusht dhe është larguar në drejtim të Lezhës. Një ditë më parë, në 11 gusht, makina u identifikua nga policia në në aksin rrugor Thumanë-Milot, pranë fshatit Gjormë. I riu, pasi tentoi t’i devijohej policisë, doli nga mjeti dhe u arratis në këmbë. Pas arratisë, i riu u vu në pranga këtë të shtunë. Dyshohet se gjatë kësaj vere, Fjerza ka kryer disa vjedhje të tjera. Në 8 gusht, ai ka vjedhur në një lokal, më datë 25 qershor ka vjedhur në një farmaci dhe në datën 6 ka tentuar të vjedhë në një biznes. Policia njofton se vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Show More

Related Articles

Back to top button