Punonjësit e shëndetësisë në njërën nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë paralajmëruar këtë javë se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme, me arsyetimin e situatës së “paqendrueshme politike”. I njëjti paralajmërim verbal është dhënë për institucionet tjera në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i financon Serbia. “Të gjithë jemi të çuditur”, tha një mjek për Radios Evropa e Lirë. “Njerëzit kanë paguar mijëra euro për aranzhimet verore”, shton ai. Personi insistoi që të mbetej anonim për shkak të frikës se mund ta humbte vendin e punës. “Në takimin e shefave të reparteve me kryeinfermieret u tha fjalë për fjalë, se pushimet vjetore janë rreptësisht të ndaluara. Në rast se ndonjëri prej shefave të reparteve ia miraton punonjësit të tij (pushimet), ai do të zëvendësohet menjëherë”, thotë një tjetër bashkëbisedues i REL-it, po ashtu nga fusha e shëndetësisë. Zemërimin nuk e fshehin as punëtorët në sektorë të tjerë, sikurse në arsim, të cilët kërkuan të mos identifikohen. “Drejtori na tha dje se nuk ka pushim deri në një njoftim të dytë dhe se jemi të detyruar të paraqitemi në punë, pa shpjegime. Siç thuhet, ky është urdhër i Ministrisë së Arsimit (të Serbisë). Jemi të pafuqishëm, na është përzier frika, zemërimi dhe hidhërimi”, tha një punonjës nga sistemi i arsimit. Kjo po ndodh pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor i vendosi Serbisë masat reciproke lidhur me dokumentet personale, si dhe vendimin për riregjistrimin e veturave me tabelat e qyteteve në Kosovë të lëshuar nga autoritetet e Serbisë – në tabela RKS (Republika e Kosovës). Ato targa që përdoreshin kryesisht në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare i konsideronte të paligjshme për vite me radhë, por nuk ka reaguar, siç po reagon kësaj radhe. Një numër i madh i serbëve në Kosovë janë të punësuar në institucionet serbe, dhe varen nga pagat që ua siguron Beogradi.
Lexo më tej
më parë 2 hours
Rokas : Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor
më parë 3 hours
Çmimet e produkteve industriale në Maqedoni shënojnë rritje
më parë 3 hours
Edhe pse me statistikat më të mira ndaj disa futbollist, Asllani largohet nga Interi
më parë 4 hours
Mexhiti: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët – “Fundjava e Pastrimit” është shembull i vlerave evropiane në praktikë
më parë 4 hours
Gërvalla: Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, absurdë propozimi i LDK-së për qeveri tranzicionale
më parë 4 hours
Abdixhiku për Qeverinë tranzicionale: Ndoshta nuk është ideja më e mirë, por është e vetmja gjithëpërfshirëse që gjendet në tavolinë
më parë 4 hours
Siljanovska-Davkova: Pastrimi i përgjithshëm javor të shndërrohet në pastrim të përgjithshëm 365 ditor
më parë 5 hours
Bill Gates akuzon Elon Muskun se “po vret fëmijët e varfër të botës”
më parë 6 hours
Presidentja Osmani takon ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk – flasin për bashkëpunimin dhe forcimin e demokracisë
më parë 6 hours