LajmeRajon

Delegacioni nga Turqia nisin vizitën zyrtare në Kosovë – priten nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay me delegacion ka filluar sot vizitën zyrtare në Kosovë ku takimin e parë e kanë zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës me kryetarin Memli Krasniqi.

“Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Ai e ka falënderuar zëvendësministrin Bozay për interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit.

“Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë me vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë”, tha Krasniqi.

Show More

Related Articles

Back to top button