LajmeRajon

Shqipëria kryeson në angazhimin ndaj energjisë së qëndrueshme

Përkushtimi i Shqipërisë ndaj energjisë së qëndrueshme duket edhe më qartë prej ecurisë së Shqipërisë në projektin e Planeve Kombëtare të Energjisë dhe Klimës (NECP) të Komunitetit të Energjisë.

Tanimë janë bërë arritje të rëndësishme që ilustrojnë angazhimin, duke i dhënë përparësi burimeve të rinovueshme, duke ulur emetimet dhe duke nxitur bashkëpunimin rajonal për një të ardhme më të gjelbër.

Sa i përket NECP-ve, ato shërbejnë si një udhërrëfyes për të arritur reduktimin e gazeve serrë, rritjen e investimeve në projektet e erës, diellit dhe hidroenergjisë, uljen e kostos dhe rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë.

Objektivat parashikojnë që deri në vitin 2030 të përfshihet kursimi i emetimeve të GS prej 18.7 %, një reduktim i konsumit final të energjisë prej 8.4 %, dhe një pjesë të energjisë së rinovueshme në kërkesën për energji finale prej 54.4 %.

Prodhimi i energjisë elektrike me emetim zero e lejon vendin të punojë drejt dekarbonizimit të sektorëve të tjerë.

Më 29 dhjetor 2021, Qeveria ka miratuar edhe versionin e parë të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP).

Ky draft iu dorëzua Sekretariatit, i cili dha rekomandime të detajuara.

Sakaq, NECP-ja e parë e Shqipërisë do të vazhdojë të zhvillohet dhe përditësohet, duke marrë parasysh rekomandimet e Sekretariatit.

NECP-të përfaqësojnë busullën që drejton drejt angazhimit afatgjatë të Evropës për një kontinent neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.

Palët kontraktuese përmes tyre kanë në dispozicion një mjet për t’u treguar në mënyrë të besueshme qytetarëve të tyre dhe palëve të interesuara në ekonomi seriozitetin e premtimeve të tyre dhe prioritetet e tyre për tranzicionin e gjelbër. (AP)

Show More

Related Articles

Back to top button