LajmeRajon

Digjitalizohen dokumente të viteve 90-ta lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip

Në kuadër të projektit “Arkiva e Sistemit Arsimor Paralel gjatë viteve të nëntëdhjeta në Kosovë” është lansuar platforma “Arkiva Digjitale – Eduarkiva”, raporton Ekonomia Online.

Në platformë aktualisht gjendet i digjitalizuar koleksioni “Zijadin Gashi”, i cili përmban dokumente të rëndësishme të viteve 90-ta lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip.

Dokumentet e digjitalizuara janë dokumente të arkivuara në Arkivin Komunal të Prishtinës ku përfshihen vendime, raporte, informata, aktvendime, ankesa, manuale, kurrikula, etj, të cilat kanë karakterizuar arsimin e viteve 90-ta.

Sipas organizatorëve projekti synon digjitalizimin nëpër arkivat komunal në të gjitha qytetet e Kosovës e po ashtu edhe në Arkivin Kombëtar.

Madje thonë se qëllimi i digjitalizimit të dokumenteve arkivore arsimore është që t’u shërbej dhe të lehtësoj qasjen për studentë, hulumtues, profesionist dhe të gjithë të tjerët që kanë interes për të njohur të kaluarën e arsimit shqip.

Arkivi Komunal i Prishtinës është themeluar me 21 janar 1969 me qëllim që të grumbullimit, evidentimit, ruajtjes, rregullimit, dhe publikimit së lëndës arkivore për shfrytëzim nga qytetarët. Arkivi Komunal i Prishtinës është një ndër arkivat më të mëdha në Kosovë, raporton EO.

Institucioni është relativisht i ri dhe ka sasi të madhe të lëndës arkivore në kuadër të fondeve dhe koleksioneve arkivore duke mbuluar një territor të hapur të institucioneve dhe organizatave në Komunën e Prishtinës.

Arkivi i Prishtinës sot ka më se 226 fonde dhe koleksione arkivore. Lënda arkivore mbulon periudhën prej vitit 1945-1999 përfshirë organet komunale, gjykatat, ekonomin, arsimin, shëndetësinë dhe institucionet e kulturës, etj.

Koleksionet arkivore arrijnë deri 7 226 metër gjatësi. Arkivi i Prishtinës i shërben rreth 1 000 palëve brenda viti me dokumentacion përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button