LajmeMaqedoni

Partitë e reja dhe ndryshimet Kushtetuese, Ruzhin: Favorizojmë më shumë zgjedhjet

Fraksionimet e partive politike ndodhin qysh në paraqitjen e sistemeve politike dhe duhet kuptuar si proces demokratik, dhe jo si sulm ndaj partive amë, thotë ish amabsadori, Nano Ruzhin, duke komentuar situatën në vend me daljen e partive të reja në skenën politike.

Por, megjithatë nënvizon se në rastin dhe situatën para së cilës gjendet vendi ynë, segmentimi i partisë nuk qe i nevojshëm dhe nuk shkon në favor të shtetit, në kohën kur duhet të merren vendime të rëndësishme politike për të ardhmen e vendit, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese.

“Pyejta nëse betejat e tilla brendapartiake do të ndihmojnë në plotësimin e kushtetuës? Gjithsesi se kur ekziston fraksionimi, deputeti që përkrah fraksionin do të solidarizohet me pozicionin që është kundër partisë së mëhershme, pra kjo nuk ndihmon, e dyta, segmentimi është i kuptueshëm, se do të vijë ndoshta edhe deri te zgjedhjet e parakohshme, sepse nëse një parti ka dhënë përkrahje për opcion të caktuar, kur një pjesë e deputetëve të saj shkojnë si opozitë,atëherë kuptohet mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme” – tha ish Ambasadori, Nano Ruzhin.

Ruzhin megjthatë është i mendimit se pavarësisht krijimit të partive të reja, ata nuk kanë hequr dorë nga orientimi perëndimor dhe do të mbështesin tejkalimin e pengesave të fundit për të vazhduar rrugën drejt BE-së, dhe në kushtetutë do të përfshihen etnitetet që rrodhën si obligim politik nga propozimi francez.

Ditët që lamë pas u promovuan dy partitë të reja: Lëvizja Demokratike si shkëputje nga BDI-ja dhe ajo e e Arianit Hoxhës nga ish nënkryetari i Besës, e emëruar si Partia Demokratike Evropiane.

Show More

Related Articles

Back to top button