LajmeRajon

Nagavci: Viti i ri shkollor 2023/24 fillon më 1 shtator, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Ministrja Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24, transmeton Telegrafi.

 “Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Nagavci.

[Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla]Lexo po ashtuKomunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla

Ndërsa, për tekstet shkollore, Nagavci tha se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave me tekste shkollore, teksa shtoi se tekstet duhet të jenë cilësore.

Në konferencën e thirrur për media, Nagavci po ashtu tha se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë.

Po ashtu, ajo foli edhe për ndërtimin e disa çerdheve.

“Ndërtimi i çerdheve ka qenë një nga premtimet tona, në kuadër të kësaj ne kemi nënshkruar javën e kaluar edhe kontratën për ndërtimin e një çerdhe në Fushë Kosovë, presim që gjatë javës së ardhshme të fillojë ndërtimi i saj, dhe jemi në process edhe për ndërtimin e çerdheve në Batllavë dhe Shtime”, pohoi ministrja.

Show More

Related Articles

Back to top button