LajmeMaqedoni

Faton Ahmeti dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor

Faton Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit gjeneral të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Ai në një postim në Facebook ka njoftua se angazhimin e tij do ta vazhdojë në detyrat partiake në BDI.

“Të dashur qytetarë, të nderuar bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë e bashkëpartiakë,
Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësorë”.

“Ju falemnderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe. Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit!”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button