GostivarLajme

Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, disa të lënduar

Të hënën në policinë e Gostivarit është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Gostivarit e drejtuar nga S.L.(73) nga Gostivari dhe një veturë për pasagjerë “Shevrolet” me targa regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga J.A.(57) nga Tetova.

Pas aksidentit drejtuesit dhe pasagjerët e dy veturave janë transportuar në Qendrën Urgjente në Gostivar, ku është konstatuar se dy shoferët dhe pasagjeri J.L. në automjetin “Golf”, konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tek pasagjerët Sh.A. dhe J.J. janë konstatuar lëndime trupore. Me autorizim të prokurorit, në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi i Policisë së Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button