Edhe kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami është thirrur në polici pas vizitës së kryeministrit Kurti. Ai në një reagim me shkrim thekson: “Komunizmi nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë gjallë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin. Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta”, ka reaguar Kasami. Sipas tij koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur. “Ju vazhdoni të jeni vasalët e Beogradit, sepse atje do përfundoni të gjithë, ndërsa ne si opozitë i takojmë këtij populli dhe frikë kemi vetëm nga populli shqiptar” është shprehur Kasami. /Alsat.mk
Read Next
1 hour ago
Autoritetet presin rritje të rasteve të gripit, kulmi pritet në mes të shkurtit
2 hours ago
Osmani takon ambasadorin turk, fokus në zhvillimet politike dhe thellimi i raporteve bilaterale
2 hours ago
Urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump pas betimit
3 hours ago
Zgjedhjet e 9 shkurtit, NATO dhe BE përforcojnë sigurinë në Kosovë!
3 hours ago
VLEN: Qeveria ka vendosur rend dhe ligj, qytetarëve u është rikthyer shpresa dhe besimi në institucionet shtetërore
4 hours ago
CNN: Trump dëshiron të takohet me Putinin për të ndaluar luftën në Ukrainë
4 hours ago
Faza e parë e armëpushimit, Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë
4 hours ago
Ancelotti për Mbappenë: Ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë
4 hours ago
Juventusi synon goditjen e madhe në janar – transferimin e dy yjeve të Chelseat
4 hours ago