LajmeMaqedoni

Propozimi francez, sot takimi Kovaçevski-Sela

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sot në ora 11:00 në Klubin e deputetëve është caktuar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Kryeministri Kovaçevski dje në një prononcim për media ka konfirmuar se ka pasur një bisedë telefonike me Selën dhe ka paralajmëruar se me gjasë sot do t’ia paraqesë propozimin francez.

Konsultimet e gjera për propozimin francez kanë filluar të premten, fillimisht me partnerët e koalicionit në Qeveri, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur pozitivisht për propozimin, e disa pritet ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme.

Kryeministri Kovaçevski dje pati një takim edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski. Për VMRO-DPMNE-në propozimi francez është i papranueshëm. Mickoski pas takimit tha se Kovaçevskit i ka ofruar dy opsione – të refuzojë propozimin, dhe VMRO-DPMNE të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose nëse Kovaçevski beson se propozimi siguron identitetin, atëherë të fshijë katër anëtarë.

Show More

Related Articles

Back to top button