Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot do ta vizitojë Qendrën ditore për të moshuarit në komunën e Çairit dhe do të takohet me pensionistët që e shfrytëzojnë këtë shërbim.
Qendra ditore për të moshuarit për momentin siguron mbështetje për plakje aktive të 30-të personave të moshuar nga territori i komunës. Nga tetori i vitit 2022 këtë shërbim e realizon Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, si ofrues i licencuar i këtij shërbimi social në suaza të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSHS).
Zhvillimi i këtij shërbimi social, si pjesë e zbatimit të reformës sociale gjithëpërfshirëse në vend, është financuar nga Projekti për përmirësim të shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore, kumtoi MPPS.