LajmeRajon

Tragjedia në Llaman/ Ndërron jetë 16-vjeçari, nisi hetimi për pronarin e “Jet Ski”

Aventura me jet ski përfundoi në tragjedi, për nje grup të rinjsh pasditen e djeshme në plazhin e Llamanit në Himarë. 16 vjeçari, Klei Xhaja, ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pas përplasjes së mjeteve ujore në det, ndërsa u plagos lehtë edhe 17 vjeçari, Daniel KazoRenato Panajot.

Pasditen e së martës  katër adoleshentët morën me qira dy jet ski, njërën prej të cilave e drejtonte 16 vjeçari. Sipas policisë të rinjtë kanë kryer disa manovra të rrezikshme, që sollen më pas plagosjen e rëndë të 16 vjeçarit.

I riu nga Tirana u nxorr nga uji i gjakosur dhe u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konstatuan gjëndjen kritike për jetën të adoleshentit, pasi kishte fraktura shumë të rënda në kokë që e bënte të pamundur dhe një ndërhyrje kirurgjikale. 16 vjeçari u vendos në intubim dhe pas mesnatës ai ndërroi jetë.

Fillimisht, ngjarja e rëndë u raportua si një incident i hedhjes nga shkëmbi nga dy shokët e adoleshentëve, por më pas policia sqaroi se për shkak të tronditjes ata kishin dhënë dëshmi të rreme , duke sqaruar se si ngjarja kishte ndodhur realisht.

Ndërkohë pas ngjarjes, policia po heton edhe pronarin e jetskive, Renato Panajoti, pasi ligjërisht të miturve nuk iu lejohet të marrin mjete të tilla

Show More

Related Articles

Back to top button