LajmeSport

Rashica “shkel” në Stamboll, pritje madhështore nga tifozët e Besiktas

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka zbritur në Stamboll para kompletimit të transferimit nga Norwich City te Besiktas, ku është pritur ngrohtë nga tifozët e klubit turk.

Gjatë mbrëmjes së martë, u konfirmuan bisedimet e Besiktasit me klubin anglez rreth transferimit të yllit kosovar. Kjo ishte si një befasi, pasi Rashica në sezonin e fundit luajti te rivalët e mëdhenj lokal të tyre, Galatasaray dhe këtë verë pati shumë diskutime për një transferim të përhershëm.

Megjithatë, Besiktas ka fituar garën dhe sot pritet zyrtarizimi i sulmuesi anësor të Kosovës te klubi turk, ku do të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare.

Rashica ka arritur tashmë në Stamboll dhe pasi ka zbritur në aeroport, ai ka hasur në një pritje të ngrohtë nga tifozët e zjarrtë të Besiktasit.

“Jam mjaft i lumtur. Jam mjaft i emocionuar që jam këtu”, ka thënë Rashica në prononcimin e mediave turke.

Transferimi i Rashicës te Besiktasi thuhet se do të mbyllet për një shifër prej 5.5 milionë eurosh.

Show More

Related Articles

Back to top button