LajmeMaqedoni

158 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.08.2023) në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00 ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 158 këmbësorë, prej të cilëve 149 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 104 lloje të tjera kundërvajtjesh. Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në një vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Show More

Related Articles

Back to top button