LajmeMaqedoni

Petrovska: Pjesëtarët e armatës që ndihmojnë në Slloveni janë krenaria jonë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në një emision të mëngjesit në televizionin “Kanal 5” theksoi se pa ndonjë hezitim ka propozuar që pjesëtarët e armatës të dërgohen për ndihmë në Slloveni, ashtu siç ndodhi dhe në tërmetet katastrofale në Turqi.

“Nuk ka pasur mëdyshje nga ana ime si ministre t’i propozoja Qeverisë, komandantit suprem dhe shefit të Shtatmadhorisë se duhet ofrojmë ndihmën tonë për vërshimet në Slloveni. Jo sepse jemi anëtare e NATO-s, por sepse solidariteti dhe aleanca është diçka që i takon natyrshëm Armatës. Unë do të thoja se çdoherë që dikush ka nevojë për ndihmë ose çfarëdo lloj mbështetje, Armata është këtu për të ndihmuar”, thekson Petrovska.

Ajo theksoi se fotografitë e shpërndara në opinion nga pjesëtarët e armatës sonë të cilët kanë shkuar për të ndihmuar në Slloveni, është diçka që, siç tha ajo, “na bën krenarë të gjithëve”.

Show More

Related Articles

Back to top button