LajmeMaqedoni

Murati: Aplikoni në trajnimet falas për burime njerëzore

Të papunët e regjistruar deri në moshën 40 vjeç, të cilët janë të interesuar të përvetësojnë aftësi në fushën e burimeve njerëzore, ftohen të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin e Specialistit të Burimeve Njerëzore (Rekrutuesi).

Personat e papunë të interesuar mund të paraqesin Regjistrimet pranë Qendrave të Punësimit, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Thirrja publike do të jetë e hapur derisa të plotësohet numri i planifikuar i personave. Informata më të hollësishme mund të merren në klubet e punës të 30 Qendrave të Punësimit, si dhe në faqen e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut https://av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx

Show More

Related Articles

Back to top button