LajmeMaqedoni

Abdullahu: Të shkarkohet kryeprokurori Joveski, të dënohen edhe politikanët e përfshirë në djegien e spitalit modular në Tetovë

Organizatorja e protestës së sotme për djegien e spitalit modular në Tetovë, Elmedina Abdullahi nga “Më mirë për Tetovën” kërkon që të shkarkohet kryeprokurori Lubomimr Joveski, pas publikimit të investigimit nga IRL për fatkeqësinë në Tetovë, shkruan TV21. Abdullahu tha se gjithashtu duhet të dënohen politikanët e përfshirë në këtë rast.

“Kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të shkarkojë kryeprokurorin Joveski dhe ai bashkë me prokurorët tjerë të përfshirë në këtë vepër monstruoze të përgjigjen penalisht. Kërkojmë të gjykohen dhe dënohen fajtorët e vërtetë, përfshirë edhe politikanët që në kundërshtim me ligjin, tenderin për ndërtim ia kanë dhënë kompanisë “Brako”. Pa drejtësi, nuk do të ketë qetësi”, tha Abdullahu.

Show More

Related Articles

Back to top button