LajmeMaqedoni

Ministria e Shëndetësisë i analizon mundësitë juridike për të ngritur procedurë kundër ish-ministrit Bekim Sali

Vazhdojnë akuzat mes ish-ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali dhe ministrit aktual të shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Ministria e Shëndetësisë po analizon opsionet ligjore për të nisur procedimin kundër ish-ministrit Sali. Nga atje thonë se Bekim Sali ka gënjyer gjithë opinionin në konferencën për rastin e spitalit modular në Tetovë.

“Bekim Sali ka frikë të thotë se kush është kompania që ka ndërtuar ambulantët modulare? Gjegjësisht, sipas dokumenteve në Ministrinë e Shëndetësisë, gënjeshtër e plotë është ajo që Sali tha në konferencën për shtyp në të cilën pretendoi se ai ndërpreu kontratën me kontraktuesin. Përkundrazi, Sali jo vetëm që nuk ndërpreu kontratën, por mori ambulantët duke miratuar praktikisht pagesën e tyre”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjitha dokumentet që janë dorëzuar deri më tani, i dorëzojnë edhe një herë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Ministrinë e Brendshme.

Show More

Related Articles

Back to top button