LajmeRajon

Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë

Shqipëria është tashmë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë.

Duke e cilësuar një lajm të shkëlqyer për vreshtarët dhe kantinat shqiptare, ministrja shqiptare e Bujqësisë Frida Krifca tha se “pas punës së bërë me ligjin e ri për verën dhe vreshtarinë i japim një tjetër mjet të fuqishëm sektorit të verës dhe vreshtarisë duke i dhënë vëmendjen e duhur zhvillimit të tij”.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë ka ndërmarrë disa hapa për të mbështetur këtë sektor, duke përfshirë vreshtarinë dhe prodhimin e verës në Skemën Kombëtare të Mbështetjes dhe përafrimin e ligjit dhe dispozitave me atë të legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili kulmoi me miratimin në parlament të ligjit të ri Nr. 86/2022 për Vreshtarinë dhe Verën, që rregullon më mirë sektorin dhe u mundëson prodhuesve shqiptarë të zgjerojnë mundësitë e tyre të eksportit”.

Gjithashtu thuhet se “mikroklimat e pasura të vendit tonë krijojnë një terruar që ofron varietete lokale rrushi unike, të cilat po fitojnë popullaritet dhe janë kthyer në pikën e fortë të prodhuesve shqiptarë të verës”.

Show More

Related Articles

Back to top button