LajmeMaqedoni

Parlamenti me deputetë që vijnë nga UDB-a

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, por edhe të rrugës Tetovë-Prizren tha se në Parlamentin tonë ka deputetë të moshuar që vijnë nga radhët e UDB-së. Kovaçevski tha se të njëjtit kanë ndërtuar karrierë duke promovuar largimin e vendit nga Bashkimi Evropian si dhe nga qasja për të shkaktuar zënka mes shteteve në rajon. “Mua aspak nuk më befason, kur shoh politikanë 80 vjeç në shtetin tonë dhe në shtetet fqinje, që ende e përfaqësojnë atë koncept, të mos ndërtohen korridore dhe të ketë zënka mes shteteve, pse, sepse ata kështu e kanë ndërtuar karrierën e tyre. Ju ende keni deputet në Parlamentin tonë, që vjen nga radhët e UDB-së. Çfarë qëndrime prisni të ketë ai”, deklaroi Kovaçevksi.

Kryeministri thotë se rruga Tetovë-Prizren mund të jetë temë diskutimi mes gjithkujt, por mund të realizohet vetëm nga Qeveritë. Kovaçevski thotë se kryetari i komunës së Tetovës dhe ai i Çairit e kanë keqpërdorur vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për politika ditore. “Njëjtë edhe me këtë rrugë. Kjo rrugë ka të bëjë me një ide që është shumë më herët, para vizitës së kryeministrit Kurti në komunat e Çairit dhe Tetovës, ku mendoj se njeriu u keqpërdor, të jem i sinqertë, në politika ditore të këtyre dy kryetarëve të komunave, që duan të etablohen në skenën politike”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button