Ekspertët e sigurisë: Pas djegies së Kur’an-it në Suedi, ekziston rreziku real për sulme terroriste
Suedia do ta rrisë alarmin për terrorizëm në nivelin e dytë më të lartë pas djegies dhe akteve tjera kundër Kuranit, që i kanë zemëruar myslimanët.
Shërbimi i sigurisë SAPO planifikon ta rrisë nivelin e paralajmërimit nga 3 në 4, që nënkupton se ekziston kërcënim konkret për sulm, ka raportuar gazeta.
SAPO pritet të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos shkojnë në Suedi, për shkak të mundësisë së sulmeve terroriste, pas protestave që janë mbajtur në këtë shtet dhe Danimarkën fqinje, lidhur me djegiet dhe dëmtimet e kopjeve të Kuranit nga aktivistët kundër Islamit.
Suedia dhe Danimarka janë dy prej vendeve më liberale në botë, dhe kanë lejuar për kohë të gjatë kritika për fenë.
Mirëpo, myslimanët e konsiderojnë Kuranin si libër të shenjtë dhe dëmtimin e qëllimin të tij e shohin si fyerje të madhe që meriton ndëshkim të rëndë.
Më 2017, një imigrant uzbek, i cili ka pasur lidhje me grupin ekstremist Shteti Islamik, i ka shkelur me kamionë disa këmbësorë në rrugët e Stokholmit, duke i lënë pesë prej tyre të vdekur.