LajmeMaqedoni

Armata e Maqedonisë së Veriut shënon 31 vjetorin e themelimit

Armata e Maqedonisë së Veriut sot shënon 31 vjet nga themelimi. Me atë rast, në kazermën “Ilinden” gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur qitje me top artilerie.

Ndërsa sot, në varrezat e qytetit në Butel në Shkup, me nderime ushtarake do të vendosen lule në varret partizane, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro GLigorov dhe në varrin e gjeneralit Mihajllo Apostollski.

Lule do të vendosin delegacione nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes, Shtatmadhoria, Lidhja e luftëtarëve, Organizata e eprorëve ushtarak rezervë, Qyteti i Shkupit.

Delegacioni i armatës do të vendosë lule në përkujtimoren e Malit Sllavej.

Show More

Related Articles

Back to top button