LajmeMaqedoni

Prokuroria për audio-incizimin: Nuk e kemi fshehur ekspertizën gjermane për spitalin modular në Tetovë

Prokuroria për audio-incizimin: Nuk e kemi fshehur ekspertizën gjermane për spitalin modular në Tetovë

Prokuroria Publike ka reaguar në lidhje me publikimin e audio-incizimit në njërën nga seancat gjyqësore për spitalin modular në Tetovë, në të cilën dëgjohet se prokurorët e kanë vlerësuar si të parëndësishme ekspertizën gjermane për zjarrin modular.

Prokuroria në një njoftim për media thonë se nuk e kanë fshehur ekspertizën, ndërsa i ftojnë gazetarët të mos publikojnë dezinformata.

“Regjistrimi konfirmon pa mëdyshje se për Prokurorinë, gjetja profesionale e kriminalistëve gjermanë ishte një provë e rëndësishme që prokurorët e propozuan dhe e prezantuan në procedimin para gjykatës. Mbrojtja gjatë seancës kryesore ka propozuar, përveç ekspertizës me shkrim, që të dëgjohet personalisht eksperti nga Gjermania i cili ka përgatitur raportin me shkrim – provë në procedurë. Për këtë propozim është deklaruar edhe prokurori publik”.

“Ekspertiza e ekspertëve gjermanë është përgatitur me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila e ka propozuar dhe e ka paraqitur si provë me shkrim. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët përmbyllëse të prokurorit publik, në të cilat ai e bazon rastin e tij në këtë ekspertizë në korrelacion me të gjitha provat e tjera të marra në procedurë”.

Show More

Related Articles

Back to top button