E kemi një moment historik që të zgjidhet çështja me gjuhën maqedonase. Është e vështirë të kemi shans ose propozim më të mirë për gjuhën, prandaj them se është moment historik. Për herë të parë në historinë tonë, 27-të vendet anëtare e konfirmojnë gjuhën maqedonase pa fusnota, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në një intervistë për televizionin 24, Osmani tha se propozimi është i mirë dhe në interesin tonë dhe se nuk guxojmë ta humbasim pasi në të janë të gjitha pesë kërkesat e palës sonë, ndërsa gjuha maqedonase pa fusnota, do të bëhet pjesë e dokumenteve zyrtare të Bashkimit Evropian.
“Sa më parë t’i jepet shans këtij projekti. Pati aq shumë lajme të rrejshme dhe propaganda, një pjesë të qëllimshme, një pjesë nga mosnjohja e problematikës. Unë nuk kam parë një gjë të tillë në karrierën time politike, pa kurrfarë përpjekje të lexohet dokumenti, njerëzit të cilët nuk e kanë lexuar tekstin japin mendime. Është koha të racionalizohet dhe të thuhet konkretisht çfarë është problemi. Të njëjtit që e kritikojnë tani duartrokasin dhe e pranojnë. Debat të tillë pres në konsultimet. Debat racional, jo debat emocionesh dhe pozitash personale. Duhet të mbyllet kjo çështje, që të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare dhe fillimi i negociatave”, shtoi Osmani.