Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të shkojë për vizitë zyrtare në Greqi.
Ai do të pritet në takim nesër nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke filluar nga ora 10:45.
Pos kryeministrit kosovar, atje të pranishëm do të jenë edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor me ftesë të Mitsotakis, i cili ka organizuar një darkë joformale për të diskutuar për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Darka do të jetë sot duke filluar nga ora 20:15.